Sic mund të parashkohet pak a shumë nga kërkesat e shumta të vizitave në vendet më të bukura të Europës në 2019-ën, vendet më të preferuara për 2020 janë mjaft të ngjashme. Dihet se cdokush që dëshiron të ndërmarrë një udhëtim sado i gjatë apo i shkurtër qoftë ai, merr disa informacione paraprake dhe interesohet për motin, gjendjen politike, fluksin e turistëve, etj. Duke qenë se Europa është një vend mjaft i dashur për njerëzit nga e gjithë bota, ajo ofron cdo vit e më shumë mundësi argëtimi dhe patjetër shumë oferta të mira përshtatur me ekonominë e gjithkujt.

Duke mos dashur ti ndajmë në kategori dhe të influencojmë në zgjedhjet tuaja të ardhshme, më poshtë gjenden vendet kryesore që priten të mbipopullohen nga turistët këtë vit 2020:

  • Budapest- konsiderohet si një nga vendet më të dashura për njerëzit dhe pretendohet të kryesojë për një kohë të gjatë në listën e preferuar nga turistët. E pse jo në fund të fundit? Budapesti zotëron një kombinim fantastik të modernes dhe klasikes.
  • Malaga- Një vend ekzotik, i pasur me ushqim të mirë tradicional dhe një atmosferë si askund në botë për 24 orë rresht!
  • Dubrovnik- Pas një realizimi fantastik të serialit më të famshëm në botë sic është “Game of Thrones”, Dubrovniku u bë pika më e vizituar e Ballkanit për një kohë të gjatë dhe vazhdon kryeson në numër turistësh që shpesh herë janë të përsëritshëm, sepse me Dubrovnikun, askush nuk ngopet!
  • Athina- Greqia është ajka e Ballkanit Jugor që prej më shumë se 1000 vitesh ka zotëruar në kulturë kulinare dhe ka ende një vazhdimësi të traditës dhe librave të pafundëm rreth Perëndive aq të përmendura kudo nëpër botë. Cdokush e njeh Perëndinë e Detit, Tokës, Diellit e shumë të tjera dhe patjetër që kurjozohen nga origjina dhe vendlindja e tyre.
  • Transilvania- Duket sikur kohët e fundit ka shumë njerëz të fokusuar tek historia dhe origjina e cdo monumenti, historie e tradite. E shumë vende sic është për shembull edhe Transilvania në Rumaninë e bukur, mbart një histori që prej vitesh mbahet në libra shkollorë dhe artikuj të shumtë të shkruar ndër shekuj!

Arsyet për të cilat një person vendos që të udhëtojë varen nga shumë faktorë që me padyshim futen edhe fatkeqësitë natyrore, të cilat i trembin njerëzit dhe i largojnë për një periudhë mjaft të gjatë nga fokusi për ato vende. Vitet e fundit duket se sytë e njerëzve janë më shumë të përqëndruar tek origjina e vendeve dhe njohuria mbi të shkuarën e stërzgjatur të luftrave ndër vite. E ku më mirë se tek muzenjtë Europianë do të mësojnë ata se kush ka qenë Europa më parë, e si është tani.

Veontime është destinacioni juaj “me një ndalesë” për rezervimin e biletës së autobusit për në munchen. Ne kemi linjat më të mira të renditura në platformën tonë dhe ju ndihmojnë të gjeni bileta bazuar në nevojat tuaja të udhëtimit. Vizitoni faqen tonë të internetit për të rezervuar udhëtimin tuaj!